Veliaj: Taksa e banesës apo e tokës do të paguhet te fatura e ujit


 

Administratorët, Veliaj: Ligji lejon Kryetarin t’i zgjedhë vetë,janë staf politik

Z. Veliaj, ju u zgjodhet kryetar i Bashkisë së Tiranës në të njëjtën kohë që ajo u bë pesë herë më e madhe se më parë. Nga materiali filmik kuptuam qe kjo superbashki duhet të administrojë tani 1 milion banore. A mendoni se tani e keni nën kontroll Tiranën?

Swiss Digital Desktop Reklama

Veliaj: Ky është një proçes që po të merren në kontroll për një muaj, dy muaj, duke presupozuar që gushti është pushim do të kishte qenë më e lehtë. Ky proçes mori kohë dhe jemi në një situatë kur çdo ditë marrim diçka më shumë në kontroll. Brenda një viti do të kemi situatën e plotë në kontroll. Përsa që po jepen shërbimet në kohë, po bëhet grumbullimi imbeturinave, ka përmirësim të kopshteve dhe çerdheve, shërbimet po jepen në kohë dhe sa kohë që progresi është pozitiv mendoj se jemi në rrugë të mbarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligji për ndarjen territoriale. Ky ligj hedh poshtë ligjin e vjetër me shumë bashki dhe e ben Shqipërine vetëm me 61 bashki dhe me 323 njësi administrative. Ju keni 24 administratorë. Si i zgjodhët ata?

Veliaj: Njësistë administrative kanë pesha të ndryshme, kemi njësi të vogla, njësitë e kurorës, por edhe njësi administrative më të mëdha. Por drejtuesit janë vendimarrje e Kryetarit sipas kësaj reforme, siç janë edhe këshilltarët. Ata janë aty për të ndjekur politikën e Kryetarit, nëse Kryetari ka vënë si mision që këtë muaj duhet të jetë pastrami puna vullnetare, atëherë është politika që ata ndjekin.Kam zgjedhur 24 njerëz pasi i kam intervistuar mbi 100 prej tyre. Për çdo njësi kam pasur nga 3 ose 4 obsione, politikën dhe strategjinë ata mund ta transmetojnë. Deri tani nuk jam zhgënjyr, ka administratorë të shkathët. Ligji thotë se administratorët dhe stafi i tij, dmth ligji i lejon të zgjedhurit që ekipin me të cilin punon ai, ta zgjedhë vetë. Në çdo vend të botës një njeri i zgjedhur ka kuotat e stafit të vet. Për të ta provuar marrim rastin e çerdheve, këtë e bënë amdinistratorët. Disa të emëruar që kanë një vision e reformuan më mirë nga disa që ishin të zgjedhur dhe e çuan në atë derexhe. Këta përbëjnë vetëm 000.1 për qind të administratës, njeriut të zgjedhur i lejohet që të zgjedhë stafin e vet.

Masakër në Dajt, Veliaj: I përket një kohe tjetër

Z.Qefalia i superkontenstuar nga Rama administrator sot, ka kryer masakër urbane?

Veliaj: Masakra në Dajt i përket një kohe tjetër. Nëse ke një provë për abuzime të lutem ma thuaj dhe do ti vihem unë.  Unë vij nga shoqëria civile, por unë fitova me partitë. Unë i kam dalë për zot kësaj pune . Kjo është një garë e partive politike dhe ajo që fiton menaxhon vendin. Unë po u qëndroj premtimeve deri në fund. Di të them që njerëzit duhet të interesohen për  produktin, por në këtë fazë ka rendiment dhe  produkt. Kam marrë përsipër këtë detyrë.

Ligji për ndarjen administrative, Veliaj: Ka mungesa, do plotësohen, reforma duhet bërë

Veliaj: Ligji për ndarjen nuk është i plotë, nuk kemi infrastrukturë ligjore. Ky ligj nuk është bërë për fajin tuaj. Kemi një punë të nisur invers. Unë nuk jam i panjohur me teknologjinë sesi prodhohen ligjet, kam qenë në kabinet dhe në qeveri kur e kemi miratuar këtë ligj. Kam mbrojtur projektligjin. Ajo që ka rëndësi është që puna e shkëlqyer që Bled Çuçi bën, historia do të jetë shumë bujare me të. Përsaqë ka provokuar do të thotë që nuk është një ligj pa vlerë dhe do të thotë se është një punë e mirë. Ajo që dua të them ne shpëtuam nga struktura me mijëra dhe qindra njerëz këshilla komunash e këshilla bashkish që mbaheshin me rroga.

Veliaj sipas standardeve të kartës europiane fillon me kuadrin ligjor, a janë bërë këto?

Veliaj: Ju intervistuat dhe unë si Kryetar bashkie më intereson të jap shërbime. 99 për qind të shërbimeve vazhdojnë të merren aty ku janë, nuk ka ndryshuar asgjë, e vetmja gjë është ndërtimi që përfshin  0.01 për qind.  Ata që kanë interes, o shkojnë për çertifikata, o për lindje, për martesa. Është ulur fatura financiare, dhjetra e dhjetra këshilltarë shqyenin ndihmën ekonomike. Për herë të parë ky ligj na dha mundësi që të promovonim njerëz. Gjysmat e tyre janë gra, besoj se është një gjë shumë  e mirë, deri tani ka rezultuar me sukses. Unë  e besoj këtë, se në një vend nuk mund të ketë ekip që gjysma rri në stol.Kemi mjekë, mësues që nëse do kishim politikën tribal ai që emrin  më të madh ai do të fitoj. Ky ligj na dha mundësinë të promovojmë.Thashë që gjysma e ekpit nuk mund të rri në stol dhe ekipi i Tiranës është i balancuar,  na e mundësoi kjo reformë. Më parë thoshin kush ka fisin më të fortë, jo tani përcaktojmë kandidatin e Tiranës në një mënyrë më të mirë.

Veliaj: Nëse do të jesh në politikë duhet të marrësh vendime 

Çfarë mungon?

Veliaj: Sigurisht që gjërat mund të përmirësohen, t’ju jap një shembull. Idealisht do të ishin që të bëheshin më përpara, por unë them më mirë jo, merri vendimet në mandatin tënd dhe pastaj shijo produktin. Nuk merreshin vendime prit sa të piqen. Kur je në politikë duhet të marrësh vendimin shpejt. Marrim disa raste konkrete, mora përsipër të hartoja reformën e pensionit, kur morëm vendimin më thoshin mos e lidh karrierën tënde me një reformë që nuk është bërë 25 vjet, edhe Ministri i ri duhet ta plotësojë, por duhet të marrësh vendim. Dhe ne morëm vendim për të bërë 61 Bashki. Unë besoj që ka nevojë të përmirësohet, përgjigjia është më mirë që ta bëjmë reformën.

Unë kam një banesë fshati në një nga 24 njësitë dhe dua të ndërtoj një kasolle për lopë kush ma jep ju apo administratori?

Veliaj: Nëse është një strukturë e lehtë, jo një gjë që hedh themele dhe ngre kate e jep administrator, në pronën e vet rikontruksione, rregullim kasolle, çati është në dorë të administratorit, nëse do të bësh kompleks me vila atëherë e vendos Bashkia. 32 mijë çertifikata personale, 22.7 përqind kërkesa janë për çerifikatë, këtë kërkojnëtë marrin. 18.7 përqind marrin çertifikatë familjare. I pari që kam denoncuar që si mund të jepen shërbime në kushte mesjetare, kjo qëndron. Por 99.9 për qind e njerëzve atje i marrin shërbime, ne thjesht kemi ulur shpenzimet. Kjo i kushton publikut më pak.

Opozita pretendon se është thjesht një bashkim mekanik?

Veliaj: Ky është një proçes që ka nevoja për tu përmirësuar, ne sa kemi hedhur themele. Diferenca mes meje dhe atij që ishte para meje, ishte që shef qe shikonte nga një arsye për të mos bërë punë, unë në çdo problem shikoj si mund ta përmirësoj këtë. A të përdor alibi që meqë nuk paska ligje, nuk do bëjë gjë. Tani thotë meqë nuk janë ligjet s’do bëj asgjë, ky është argument vetvrasës, njerëzit në fund të ditës thonë bëje nëse e more përsipër. Njerëzit thonë ne e dimë që nuk ke lekë për çerdhe por a ke mundësi të bësh diçka.

Veliaj: Kemi marrë masa për emergjencat, në 1 janar na kalon shërbimi i zjarrëfikësve

Pak ditë më parë ra mjegull dhe ju në orën 07:00 të mëngjesit, vendosët status në Facebook: “Të nderuar qytetarë merrni masa!”. Sot jemi para sezonit të dimrit ka raste emergjencash, çfarë masash keni marrë që fshatarit te Zallherrit dhe Shëngjergjit ti shërbehet në kohë reale dhe jo nga Facebooku?

Veliaj: Në 1 janar na kalon shërbimi i zjarrëfikësve, shumë prej këtyre shërbimeve kanë një rëndësi komunitare, ju ngaqë keni parasysh Tiranën dhe qeveria e ka selinë në Tiranë, qeveria të menaxhojë zjarrëfikësin në Delvinë, një çerdhe në Sarandë dhe një në Shkodër. Unë tani kam filluar takimet me institucionet e emergjencave, bujqësisë, pyjeve, një bashki e di shumë mirë, e dimë ku janë mjetet më të afërta për të bërë zhbllokim. Ne e dimë ekzaktësisht sa reshje presim dhe ku kemi lumenj që dalin nga shtretërit, përdorim media tradicionale, sigurisht do të kemi edhe një platformë dixhitale të ndjejnë se ka një njeri në bashki që mendon për çerdhe, kopshte, stuhi, shira.

Veliaj: Paketa ligjore e munguar miratohet brenda vitit

Z. Veliaj ne ndarjen e re territoriale nuk behet fjale per decentralizim. Ne fakt ligji nuk percakton asgje qarte se cfare do te bejne njesite vendore. Kur do ta kemi kete ligj?

Veliaj: Drafti i parë i ligjit po qarkullon në Bashki, kemi pasur dy- tre takime edhe me Çuçin besoj se punë javësh do të kemi ligjin në parlament. Ka disa ligje për pushtetin vendor, për decentralizimin fiskal, do të respektohen afatet e konsultimit, ka afat 1 muaj ose 40 ditë. Brenda këtij viti kemi kuaddrin ligjor. Unë vij nga qeveria, kur je në qeveri mendon se i bën gjërat më mirë, tani që jam këtu mendoj se e di më mirë se ku i pikon njerëzve çatia. Besoj se gara pushtet qendror-vendor ëshë e shëndetshme, ku kemi shërbim të përkushtuar shumë mirë bëhen. Është puna më e bukur në botë dhe përfshin edhe dramën edhe vështirësitë, një gjë e lehtë nuk është e bukur. Mendimet e një kryetari të Bashkisë kanë rëndësi në qytet nesër.

Veliaj: Plani urbanistik i Tiranës gati vitin e ardhshëm

Ligji per pushtetin vendor thote se lejet e ndertimit jane kompetence e pushtetit vendor. Kjo ndodh ne te gjithe boten, por ne Shqiperi qeveria shqiptare shpesh e bllokon dhenien e lejeve. Cfare eshte kjo decentralizim apo centralizim?

Veliaj: Së pari po flasim për një pezullim të përkohshëm, kësaj jave kemi pasur 5 finalistë për kompanitë e huaja që do të asistojnë Tiranën në planin urbanistik. Bëhet fjalë për qepur një plan në 24 koncepte, në 24 pjesë, vitin tjetër pasi të kemi një plan konkret. Bashkia e Tiranës në territorin e vjetër ishte si e futur me lugë në këpucë, koncepti i vijës së verdhë, një skizofreni. Do bëjmë çmos që ti sjellim një sens njerëzor. Detyra ime është ta bëj qytetin e jetueshëm pavarësisht demit që kemi trashëguar. Dua njerëz kreativ që gjejnë rrugëzgjidhje.

Tirana në dekada të ardhshme, plani urbanistik do të jetë final

Po në këtë kuadër, ministrja Gjermeni ka nxjerrë një udhëzim në të cilin thuhet se vetëm ne 14 bashki do të jepen leje. Vetëm për objekte gjashtë katëshe. A është ky decentralizim apo centralizim?

Veliaj: Në bashki si bashkia e Tiranës që e ka këtë tolerancë, bëhet fjalë për ato territore që ekzistojnë pjesërisht plane, nëse skemi plan urbanistik do të sillnim rritje të pabarabartë të qytetit, kush janë zonat rekreative, kush janë zonat industriale, zonat bujqësore.Kjo do të merret me planin urbanistik.

Në kryeqytet kemi një plan urbanistik i cili lë hapesira për konfuzion për ta ndryshuar këtë plan. A do të ketë Tirana definitivisht një plan rregullues të qarte dhe te pandryshueshëm kohë pas kohe?

Veliaj: Do ta kemi gjysmën e parë të vitit të ardhshëm një plan urbanistik që do të jetë në dekadat e ardhshme.

Veliaj: Çmime infkleksibël, paketa fiskale do të taksojmë edhe pronat që rrinë bosh

Veliaj janë harxhuar shume para nga taksapaguesit për planet vendore te derisotme. Ju thoni se nuk i njihni keto plane. Kush do përgjigjet për këtë?

Veliaj: Kur ndërron reforma dhe sistemi, sistemi i ri duhet të funksionojë me rregullat e reja.  Në pjesën më të madhe dëmi urbanistik, Kashari dëshmoi që është bërë me lejet që janë dhënë, është më e madhe se hartimi i planit. Janë bërë këto lloj investimesh më mirë që e frenuam këtë proçes. Do ndërpesim një plan të keq dhe ato 5 lekë do të thotë që nuk duhet të investojmë, kjo është një strategi që diskretiton reformën.  Në botën mediatike i gjithë interesi është ndërtimi, ju them është 0.1 për qind  interesi që kanë qytetarët, qëllon që janë  njerëz të rëndësishëm. Në mendjen e publikut,  në këtë rast që ne kemi inflacion apartamentesh dhe çmime infleksibël do taksojmë edhe pronat të cilat rrijnë bosh.  Sa kohë kemi apartamente të pashitura, se s’kam ndërmend të jap leje ndërtimi, kemi apartamente që rrijnë bosh.

Veliaj thuhet se qeveria do te ndertoje nje “agjensi shteterore” ne varesi te Gjermenit per planifikimin urban. A shmanget ketu pushteti vendor dhe a shfaqet Edi Rama si kryetar i 61 njesive vendore?

Veliaj: Në shumicën e vendeve të BE ka një agjenci qendrore që asiston bashkitë, nëse disa bashki s’kanë mundësi. Agjencia e Ministres ka mundësi, ka rrjetin e ngritur. Solli kompanitë për të garuar. Në këtë sens është një mënyrë për të thënë këtu do të zhivllohet turizmi, s’mund të bëjmë fabrika çimento dhe gurore kudo. Nëse riviera thotë do të kemi edhe fasonë,  edhe bagëti, e bujqësi kjo nuk bën sens. Në rivierën do të fokusohemi te turizmi.

Taksa e tokes bujqesore ne fshat. A do ta vendosni ju kete takse e cila deri sot nuk eshte mbledhur?

Veliaj: Taksa e pronës që ndahet në qytet, taksa e banesës mbi tokën bujqësore. Dhe taksa duhet të mblidhet për disa arsye nëse do të mlidhet në Shëngjergj, s’do kishit njerëz duke pirë raki në klub. Po të shikoni shumica e punon tokën. Do mblidhet taksa e pronës, do të bëjmë paketën e re fiskale.

Taksa e banesës apo e tokës do të paguhet te fatura e ujit

Veliaj: Taksa e ujit është një mënyrë për ta mbledhur, ajo që na ndodh është që shkon të marrë çertifikatën dhe nëse nuk ka paguar taksën e pronës nuk merr çertifikatë. Por personi nuk ka  50 mijë lekë të paguajë taksën e pronës, shumica thonë ma sillni taksën ta paguajë në shtëpi. Përsa kohë kemi ngritur infrastrukturë dhe duke i kërkuar cash në dorë se nuk merr çertifikatën i mohon të drejtën njerëzore, taksa e pronës nuk të rëndon nëse ndahet në 12 muaj.

Qeveria po ben nje ligj qe taksat vendore do ti mbledhe ajo vete. Pse duhet ti mbledhe qeveria dhe jo ju? A nuk eshte ky nje rrembim kompetencash?

Veliaj: Taksa e biznesit të vogël, nëse tatimori bën inspektimin, përse duhet të kemi dy palë tatmor, pse duhet të kemi dy administrata, të jetë një administratë dhe në varësi të taksave që ka mbledhur se ajo shkruhet në faturë i shkon bashkisë ose qeverisë, një administratë që bën mbledhjen, në këtë sens ka shumë detyrime të tjera. Nëse zë hapësira publike, nëse paguan taksën e reklamës, ska nevojë të bëhen nga dy admnistrata.

Bizneset qe jane mbyllur ju i çoni perseri ne marrjen e takses vendore…

Veliaj: Ligji nuk e njeh biznes, o je aktiv o nuk je aktiv, tarifë që emëtohet për të gjithë, shtron pllakat, sa kohë je i regjistruar në Riranë, për biznese që nuk janë efiçente duhet të çregjistrohen.

Mos të bllokohen ata që paguajnë tatime

Veliaj: Sipas rasporit dy ose tre raste ku prej gabimeve që janë bërë në të kaluarën rezultonte një shkresë që paraqiste detyrim, kur janë evidentuar, kam kërkuar dixhitalizim, në një sistem arrin të shohësh si është korrigjuar për të mos përsëritur, shtrëngimi për të vjelë të ardhurat, vetëm mobilizimi që i kemi bërë agjentëve tatimor, që vjelin tarifat e parkimit, të dedikuar apo rezervuar dhe duke vjelë në zonat qendrore i ka rritur 100 -fish të ardhurat ditore, nëse në një ditë të administratës së kaluar derdheshin për 10 makina.Në një qytet ka gjithmonë lapsuse.

Z. Veliaj nje pjese e mire e banoreve nuk paguajne taksa. Ju keni shfaqur nje ide per rritjen e taksave dhe jo zgjerimin e bazes se tatim-paguesve. C’do te thote kjo ?

Veliaj: Propozimi që unë kam bërë që prona të ndryshme kanë vlera të ndryshme, një me 200 metra në Bllok duhet të paguajë më shumë se një që ka 200 metra katror në Laprakë ose në Shëngjergj. Fatura e ujit i shkon 98 për qind, se dhe në plan afatgjatë duhet të rrisim bazën, nëse paguan se i shkon kjo faturë nuk kam ndërmend të rris taksë, do mbledh taksat ekzistuese. Të gjitha detyrimet në 1 faturë dhe do ti paguash në 12 muaj.

Kur ishit minister ju punonit fort per idene qe strehimin publik ta kishte qeveria. Tani si kryetar bashkie c’mendim keni?

Veliaj: Ato kanë një sistem pagese afatgjatë, por di t’ju them që në rastin e banesave sociale është një proçes i cili siç i mori bashkisë 2 javë është një proces që duhet të ecë shumë shpejt. Shteti nuk bën gjithçka, por ça ka në dorë duhet ta bëjë patjetër.

A duhet te ndertoje bashkia banesa publike?

Veliaj: Duhet të gjejmë mënyra kreative, na duhet operator rregullues i tregut, një njeri thotë më mirë e shes dhe e jap me qera sesa paguaj vetëm taksa, ky është mentalitet që funksionon edhe në Rumani dhe Bullgari.Qeveria duhet të administrojë Entin e banesave, në vend që të ndërtojë vetë. Enti duhet të ndërtojë, qeveria si koncept të prokurojë mall apo zgjidhje, qeveria duhet të prokurojë mall, nëse do zgjidhje, kam 3 mln euro dhe thotë më zgjidhni banesat, të bëjë ankand për shitjet. Banesat sociale të Londrës janë të shpërndara në gjithë qytetin.Ti mund të konfiskosh banesat e atyre që kanë ndërtuar pa leje dhe i përdor në fondin e banesave.

 Zgjatimi i bulevardit, kompania ndryshon projektin, shënon Tiranën e shekullit

A e keni idene e vazhdimit te projektit te zgjatimit te bulevardit. Nje jave me pare ju keni deklaruar se projekti do te kete ndryshime.

Veliaj: Ndryshimet kanë ndodhur, quhet projekti i parkut të lumit të Tiranës, Grimshow ka sjell projekt të ri, ka tre herë më shumë hapësira të gjelbra dhe kemi marrë më shumë vendime afatgjatë për Tiranën në 2 muaj sesa janë marrë në 4 vite bashkë. Ne kemi projekt të ri të parkut qendror.

Projekti kalon edhe te toka e Xhelal Mziut ne Paskuqan. A do bashkepunoni me Xhelalin apo do kerkoni ndihmen e qeverise per te kaluar me “dhune”?

Veliaj: Jo nuk kalon te Xhelali, nuk kemi problem do të jetë një projekt që do të shënojë Tiranën e shekullit, hapësirë fantastike.

Kemi 4 nënkryetar bashkie..
Veliaj: Berisha mund të vinte 5 zëvendësministra edhe në një vend që s’ka fare kulturë. Në në bashki rritur 25 herë ka më shumë punë. Mazniku po ndjek, Paskali merret me marrëdhëniet me jashtë, Bashkia ka nevojë për investime përfaqësim binjakëzime që i kanë rifreskuar, bashkia s’ka pas përfaqësim jashtë vendit, përveç saj ka disa çështje ekonomike, Tirana gjeneron gjysmën e ekonomisë së vendit.Isuf Shehu po ndjek problematika që kanë të bëjnë me çështje të mbartura të bashkisë, një nga çështjet është hipotekimi. Po drejton një operacion gjigand, mega operacion ku ke qindra pallate të pahipotekuara.Andi Seferi, po merret me çështjet e fshatit, gjithmonë është dilema këto komuna do të kenë më shumë apo më pak vëmendje. Detyra ime është edhe marketing, unë këtë punë e bëj më shumë kënaqësi. Kam territor shumë të madh që duhet ta mbuloj me aktivitete, nëse nuk shkoj unë nuk e mbuloni.
Parkingjet ndërmarrje publike

Nje nga problemet me te rendesishme ne kryeqytetin tone. Si do te rregullohet ai?

Veliaj: Teksa po flasim kemi një agjenci publike që do të menaxhohet nga bashkia e Tiranës, në sheshin “Qemal stafa” po i jepet dora e fundit shtresës së asfaltit në parkim, katër vjet e rrethuar me teneqe, zonë e shqyer që një kontraktor nuk e përfundoi kurrë, ajo zonë do të menaxhohet nga ne. Çdo lekë që hedhin do ta hedhim në gjelbërim dhe korsi biçikletash, duhet të jetë hapësira e parë moderne, ndërsa hotelet me 5 yje, zona është fantastike se parkon dhe pasaj shkon për vrap nga liqeni del me patina.

Trafiku. Si do zgjidhet ai?

Veliaj: Kemi dy terminale autobusësh për të rregulluar trafikun jashtë Tirane, çdo autobus vjen në zonat qendrore, stacionohet pastaj të bëhet shperndarje duke marrë linjën e shërbimit publik.Kemi vendosur orare qarkullimesh, kompanitë që bëjnë furnizime që 100 mijë studentë janë më mirë se 1 mijë furgonë, mjete komerciale apo kryejnë aktivitete, ka rënë ndjeshëm trafiku në mënges, nuk vonohen më nxënësit për në shkolla.

Veliaj: Kemi një borxh prej 31 milion eurosh, 17 dosje në prokurori

Pasi moret bashkine dhe pasi ka kaluar nje kohe, cfare shkeljesh keni gjetur aty?

Veliaj: Shkelja me e madhe është financiare, kemi nje borxh te faturuar aktiv 31 milion euro. Auditi do të na nxjerre ku ka ndodhur shkelja dhe do ta çojme në Prokurori. Kemi çuar në prokurori 17 dosje .

Sa persona jane larguar nga puna qe nga dita qe ju keni marre detyren?

Veliaj: Reforma territoriale shkurton vende te panevojshme dhe njerëz që nuk merren me punë. Ne te gjitha njesite nuk egziston me sekretari i Këshillit.

Kamera jone eshte ndodhur aty gjate revoltes dhe gjendjes depresive te nje punonjeseje (magazinierja) qe ju e pushuat nga puna. Perse jane larguar personat nga puna?

Veliaj: Zonja nga Hasi nuk ishte konfirmuar ne administratë, as nuk paraqitej në pune.Ne duhet të punësojmë më të mirët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?