Veliaj thellon me 50 mijë vota fitoren ndaj Këlliçit, diferenca më e thellë në historinë e zgjedhjeve në Tiranë

Erion Veliaj ka arritur një fitore spektakolare në Tiranë, duke e çuar në 50 mijë vota diferencën me kundërshtarin e tij politik Belind Këlliçi.

Kjo është fitorja më e thellë që ka regjistruar ndonjehere nje kandidat në historinë e Tiranës, duke shënuar në këtë mënyrë edhe një nga humbjet më të thella të opozitës në histori.

Veliaj ka arritur një fitore të thellë edhe tek tre zonat ku Foltorja kishte shpresa të mëdha, si Kombinati, Astiri dhe “5 Maji”. Madje, Belind Këlliçi ka humbur dhe në lagjen e tij tek “Myslym Shyri”, ku edhe votoi.

SHKARKO APP