Veliaj: Tirana, qyteti më i pastër në rajon. Cilësia e ajrit vlerësohet me notën 8-9 dhe 10 nga sateliti i BE

Tirana është sot një qytet shumë më i pastër për shkak të politikave të gjelbra të ndërmarra nga bashkia.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare për Mundësitë Ekologjike për Sektorin Financiar në Shqipëri, tregoi përmes një shembulli të thjeshtë se cilat janë vendimet që kanë sjellë këtë rezultat.

Kur filluam punë në Bashkinë e Tiranës, sateliti Kopernik, i cili mat cilësinë e ajrit në të gjitha qytetet e Europës (është një shërbim pa pagesë i BE-së), nga një vlerësim 1-10, Tiranës i jepte vlerësimin 2-3. Sot, tani që po flas po futem live në aplikacion, vlerësimi për cilësinë e ajrit në Tiranë është 8, kurse në ditët pa makina shkon 9-10. Ky vlerësim nuk është 8 sepse flasim bukur, por është i tillë sepse kemi marrë vendimet e duhura. Qendra e Tiranës, nga një rrethrrotullim i madh makinash, sot është sheshi më i madh në Europën Juglindore. Pazari i Ri, nga një vend ngarkim-shkarkimi në mes të Tiranës, sot është një tjetër hapësirë pa makina. Këtu, mbas kurrizit tonë, ishte një landfill i vogël, m’u në qendër të Tiranës, Muret e Kalasë, por sot është një tjetër hapësirë e kthyer jo vetëm në një pol ekonomik me shumë biznese, por edhe më e pastër. Kjo do të thotë se e paskemi vetë në dorë. Mënyra se si sillemi, mënyrë si investojmë, si i marrim vendimet dhe nëse i reflektojmë këto vendime, ashtu siç i themi në këto takime, atëherë marrim rezultatet për të cilat ju fola dhe sot Tirana është një nga qytetet më të pastra në rajon”, tha Veliaj.

Ai tha gjithashtu, se një tjetër vendim i rëndësishëm nga Bashkia e Tiranës ka të bëjë me Zonën e Lirë Ekonomike në Kashar.

SHKARKO APP