Veliaj uron socialistët: Gëzuar 31-vjetorin, PS forca që po transformon Shqipërinë dhe Tiranën
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë socialistët për 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.
Përmes një postimi në facebook, Veliaj i cili është dhe drejtues politik i PS-së për qarkun e Tiranës, thekson se PS-ja është forca që po transformon Shqipërinë dhe Tiranën.
“Gëzuar Ditëlindjen Partia Socialiste, forca që po transformon Shqipërinë dhe Tiranën. Mirënjohje çdo socialisti të thjeshtë, që i jep energji dhe përkushtim, që punët të ecin përpara. 31 VJET PS”, shkruan Veliaj.
Lobimi i Veliajt në PS thotë se pas Ramës, drejtimin e PS-së do ta marrë Erion Veliaj. Në lobim janë edhe ish-ministri korrekt Fatmir Xhafaj, por edhe ish-zv/kryeministri Erion Braçe.