Veliaj: Vitin e ardhshëm 4.5 milionë USD për punësimin e të rinjve
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, deklaroi gjatë vizitës së tij në kompaninë e telekomunikacionit “Alba Call”, se Shqipëria do të ofrojë taksa më të ulëta dhe incentiva më të larta për bizneset që zhvendosen në Shqipëri.
“Vitin tjetër do të kemi në dispozicion rreth 4.5 milion dollarë, kryesisht për biznese dhe kompani që punësojnë të rinjtë shqiptarë. Unë e kuptoj se të rinjtë kanë shumë aspirata, megjithatë, për moshën 18-25 vjeç është mëse e natyrshme t’ia fillosh me një punë të mirëpaguar si operator, për t’u rritur më pas e për t’u kthyer në drejtues e ndoshta, pse jo, për të hapur një biznes tjetër apo shkëlqyer në fusha të tjera të sipërmarrjes”, nënvizoi Veliaj.
Sipas tij, dyfishimi i Fondit të Nxitjes së Punësimit do të ndihmojë shumë të rinj të gjejnë një punë dhe duhet pranuar se privati është punëdhënësi më i madh, jo shteti.
“Sot është më e ndershme të punosh se sa të rrish në kafe apo të vësh baste. Këto kompani janë hapësira pune shumë të mira për të rinjtë, sidomos për studentët”, u shpreh Velia