Veliaj: Zemra mal për efektivët e bashkisë që i dhuruan 50 pemë qytetit

Policia Bashkiake e Tiranës i është bashkuar aksionit për mbjelljen e pemëve në kryeqytet. Ata kanë kontribuuar në 50 fidanë të rinj, në një prej zonave më të urbanizuara vitet e fundit të Tiranës, në Shkozë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi punën e efektivëve të policisë, shpesh të pavlerësuar sa duhet tha ai, por edhe kontributin sa herë lindin nevoja të komunitetit.

Kolegët e Policisë Bashkiake kanë një nga punët më të vështira në Bashkinë e Tiranës: mbajtjes e rendit, pastërtisë, të ndihmuarit çdo qytetar në rast nevoje, qoftë për problematika të komunitetit, apo për projektet dhe investimet madhore në qytet. Ata janë gjithmonë në frontin e parë, por jo gjithmonë marrin meritën dhe vlerësimet që meritojnë. Më vjen vërtet mirë, më bëhet zemra mal vërtet, kur shikoj se si janë të parët për të dhuruar gjak, janë të parët për të dhuruar lodra për fëmijët në periferi, kurse sot më vjen mirë që, në fund të vitit, prapë me të ardhurat e tyre modeste, i dhurojnë 50 pemë Tiranës në një nga zonat që po urbanizohet jashtë mase, siç është zona e Shkozës, e cila prej investimeve të Bashkisë dhe qeverisë, edhe në nivel kapilar, por edhe në akset kryesore të zgjatimit të Lanës, apo edhe me autostradën e madhe, që vjen nga Farka deri në Shkozë, i është rritur vlera në mënyrë të jashtëzakonshme,” u shpreh Veliaj.

SHKARKO APP