Velipoja, destinacioni i preferuar i turistëve për hapësirën dhe pastërtinë

Plazhi i Velipojës vazhdon të mbetet një ndër destinacionet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar, duke tërhequr pushues vendas dhe të huaj çdo sezon veror. Hapësira e gjerë publike dhe pastërtia janë dy nga arsyet kryesore që turistët zgjedhin këtë plazh për të kaluar pushimet.

Pushuesit shprehen se ndihen të lirë dhe komodë falë sipërfaqes së bollshme që ofron Velipoja, ndërsa standardet e larta të pastërtisë e bëjnë eksperiencën edhe më të këndshme. Përveç këtyre, shërbimet dhe mikpritja e zonës e forcojnë më tej imazhin e Velipojës si një destinacion turistik në rritje.

Velipoja, destinacioni i preferuar i turistëve për hapësirën dhe pastërtinë

Edhe kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, përmes një postimi në rrjetet sociale, theksoi rëndësinë e Velipojës për turizmin:
“Për pushuesit, plazhi i Velipojës është përherë zgjedhja e parë për pushime. Ata vlerësojnë hapësirën publike të bollshme dhe pastërtinë që gjejnë në plazh. Të diel të mbarë! ☀️”, u shpreh Beci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me rritjen e fluksit të vizitorëve çdo vit, Velipoja po konsolidohet si një ndër plazhet më të preferuara të bregdetit shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?