”Vendi në dorë të delenxhinjve”/ Vasili: Shqipëria në flakë, drejtori i Emergjencave Civile në plazh

Në vend janë mbi 70 vatra aktive zjarri, dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se qeveria është me pushime. Teksa nënvizon thirrjen e kreut të KLSH-së që kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako të lërë pushimet dhe të rikthehet në krye të detyrës, Vasili nënvizon se Shqipëria është në dorë të delenxhinjve. ”Kanë të drejtë këta rilindasit, që thonë s’ka kohë për pushim se këta kanë kohë për plazh. Në plazh Kryeministri, në plazh Drejtori në vakanca, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, të gjithë këta batakçinj nuk kanë kohë për pushim. Shqipëria e shkretë në dorë të delenxhinjve”,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë

Stambolli digjet dhe zuska krihet!

Shqipëria në flakë, Drejtori i Emergjencave Civile në plazh!

Kryetari i Kontrollit te Larte të Shtetit Shehu tha se “I bëj thirrje publikisht Drejtorit të Emergjencave Civile të kthehet urgjent në detyrë për të zbatuar detyrimet që ka sipas ligjit, me situatën kur disa zona të vendit janë pushtuar nga zjarret. E dyta të mos bëhet pengesë për auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Është e vërtetë që është komunikuar se nuk mund të jepet asnjë informacion derisa të kthehet Drejtori i Emergjencave Civile”.

Kanë të drejtë këta rilindasit, që thonë s’ka kohë për pushim se këta kanë kohë për plazh. Në plazh Kryeministri, në plazh Drejtori në vakanca, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, të gjithë këta batakçinj nuk kanë kohë për pushim. Shqipëria e shkretë në dorë të delenxhinjve!

SHKARKO APP