Vendim historik/Zyrtarisht nën akuzë, Presidenti Trump: Ky është një turp

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump zyrtarisht është nën akuzë. Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan ka miratuar mocionin e fajësimit, i ndarë në dy akuza ndaj Presidentit.

Akuza e parë, “shpërdorimi i pushtetit” ka mori 230 vota pro dhe 197 kundër. Akuza e dytë, “pengimi i hetimeve të kongresit”, u miratua me 229 pro dhe 198 kundër. Kryetarja demokrate e Dhomës, Nancy Pelosi lexoi rezultatet duke shkaktuar brohorima dhe zemërime në dy kampet kundërshtare të Dhomës.

Më 6 janar do të jepet vendimi përfundimtar, nëse Trump do të shpallet fajtor ose i pafajshëm. Me këtë vendim, Trump hyn në histori me presidentët e mëparshëm amerikan Andrew Johnson, Richard Nixon dhe Bill Klinton, edhe ata dikur të kaluar në procesin e fajësimit.

Trump reagoi mbrëmë live gjatë një tubimi në Michigan. “Demokratët janë gllabëruar nga urrejtja, ata duan të anulojnë rezultatin e zgjedhjeve përmes procesit të fajësimit”. Ai e ka cilësuar procesin e fajësimit “një abuzim të paparë dhe antikushtetues të pushtetit nga ligjvënësit demokratë”. “Presidenca juaj dhe partia juaj”, shkroi Trump, duke iu drejtuar Pelosit, “mbahen peng nga përfaqësuesit më të pabalancuar dhe radikalë të së majtës ekstreme”.

“… populli amerikan do t’ju cilësojë ju personalisht dhe demokratët plotësisht përgjegjës për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2020”.

Gjyqi ndaj presidentit do të zhvillohet në Senat. Nëse Senati e shpall presidentin të pafajshëm, ashtu siç pritet të ndodhë, presidenti Trump do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale me barrën e një kandidati të akuzar nga Dhoma e Përfaqësuesve. Për shkarkimin e presidentit duhen dy-të-tretat e votave të Senatit prej 100 vendesh. Demokratët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, që miratoi ngritjen e akuzave, ndërsa Senatin e kontrollojnë republikanët, ku pak, ose asnjë republikan, pritet të votojë për shkarkimin e Presidentit.

SHKARKO APP