Vendimet e Bashkisë së Durrësit, 1.4 miliardë lekë për blerje votash

Pak ditë para zgjedhjeve, Bashkia e Durrësit ka miratuar me urgjencë vendimet për dëmshpërblimin e pronarëve të banesave që u prekën nga tërmeti.

Nga këto vendime, 4294 familjeve u janë dhënë para në dorë në shumën 1 402 500 000 lekë.

Sipas 4 Vendimeve të Këshillit Bashkiak Durrës (VKB nr.11, 15, 50, 59 të vitit 2021) është vendosur miratimi i dhënies së ndihmës financiare për subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave që u dëmtuan nga Tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri total i subjekteve përfitues është 4 294 individë me një vlere totale të përfituar  prej 1 402 500 000 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për nivelin e dëmit DS1, masa e vlerës së rikonstruksionit ose riparimi është 100 000 lekë.

Për nivelin e dëmit DS2, masa e vlerës së rikonstruksionit ose riparimi është 250 000 lekë.

Për nivelin e dëmit DS3, masa e vlerës së rikonstruksionit ose riparimi është 500 000 lekë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?