Vendimet ndaj koronavirusit/Rama: Do të mbyllim disco, pube dhe palestra

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e sotme të qeverisë, njoftoi se nga dita e nesërme një pjesë e administratës shtetërore do të punojë nga shtëpia. Gjithashtu kreu i qeverisë, tha se do të anulohen të gjitha shërbimet në sportele në mënyrë që të eliminohet kontakti me njerëzit.

”Po luani me motrën dhe babain, forca e verbër të hyn në mes dhe të thyen brinjët. Po ndodh me një vend aq të madh dhe të fortë. Po i dridhen këmbët gjithë botës. vazhdojnë shifrat të jenë pozitive për shërueshmërinë. Nuk luftohet duke shkuar nëpër pabe dhe palestra, gjëra që bëhen në kushte normale. do të bëj edhe policin, edhe prindin, edhe të keqin. Nuk do të doja të isha kurrë në këtë pozicion. Janë kufizuar kontaktet në këtë godinë, jo vetëm për mua. Edhe kjo mbledhje është diçka e rradhë por jo maksimumi për të zbatuar rregullat. Duhet të kufizojmë lëvizjen, ato që janë të nevojshme por jo jetike. Nuk mund të shkojmë në klub por t’ja sjellim koronën gjyshes së sëmurë. Nuk mund të shkojmë në palestër dhe t’ja sjellim koronën bashkëshortes. Është luftë që çdo minutë është sa një vit. Për këtë arsye ne nga dita e nesërme do të çojmë në shtëpi administratën që mund të punojë nga kompjuteri. Nuk do të japim më shërbime në sportele”.

SHKARKO APP