Vendimi i KQZ, reagon LSI: Inkurajojmë institucionet për zbatimin e dekriminalizimit

Placeholder Image

Përmes një deklarate për shtyp, Luan Rama, shprehet se LSI mbështet vendimet më të fundit të KQZ-së dhe inkurajon të gjitha institucionet ligjzbatuese që të realizojnë procesin e dekriminalizimit si një detyrim të rëndësishëm përballë interesave të vendit.

“Procesi i dekriminalizimit të politikës është shprehja më e qartë e vendosmërisë për të rikthyer besimin e qytetarëve tek politika. Në këtë kontekst LSI mbështet vendimet më të fundit të KQZ-së dhe inkurajon të gjitha institucionet ligjzbatuese që pa asnjë hezitim të realizojnë procesin e dekriminalizimit si një detyrim të rëndësishëm përballë interesave të vendit dhe integrimit europian të tij”, – tha ai, teksa nënvizoi se LSI është e vendosur të angazhojë në politikë qytetarë të përgjegjshëm e me vlera të spikatura.

Swiss Digital Desktop Reklama

“LSI, e vendosur të krijojë edhe në politikën shqiptare standardet euroamerikane të angazhimit në politikë të qytetarëve të përgjegjshëm dhe që janë bartës e promovues të vlerave më të spikatura të shoqërisë, i ka bërë normë detyruese kriteret e ligjit të dekriminalizimit për të gjithë të zgjedhurit në forumet e LSI-së në të gjitha forumet e saj”, – nënvizoi N/Kryetari i LSI-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, z. Luan Rama tha se dekriminalizimi, Reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore duhet të bëjnë të mundur që politika të garantojë integritet, ndershmëri, transparencë dhe shërbim ndaj qytetarëve dhe interesave të vendit.

“Ligji për dekriminalizimin, Reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore duhet të bëjnë të mundur që në zgjedhjet e 18 qershorit 2017 qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të zgjedhin më të mirët mes më të mirëve të politikës me qëllim që politika të garantojë integritet, ndershmëri, transparencë dhe shërbim ndaj qytetarëve dhe interesave të vendit”, – shprehet N/Kryetari i LSI-së, Luan Rama në deklaratën e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?