Vendimi i Qeverisë: 2 javë pushim njërit prej prindërve me fëmijë të vegjël

Qeveria ka bërë gati vendimin për t’i dhënë ditë pushimi njërit prej prindërve të punësuar në sektorin publik dhe privat, të cilët kanë fëmijë në çerdhe, parashkollor dhe kopshte.

Mësohet se vendimi, i cili parashikon dhënien e pushimit nga data 10 deri në 23 mars është gati dhe pritet të shpallet gjatë ditës.

Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama.

Kush përfiton

Nga vendimi do të përfitojnë prindërit që punojnë në sektorin publik në nivel qendror dhe lokal, të cilët kanë fëmijë në çerdhe, kopësht dhe parashkollor.

Gjithashtu, në vendim qeveria i kërkon sektorit privat që të lejojë të njëjtën gjë për njëri nga prindërit me qëllim mbajtjen e fëmijëve.

 

SHKARKO APP