Vendimi i qeverisë: Hapet pika e kalimit kufitar në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës

Qeveria shqiptare ka marrë vendim për hapjen e pikës kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, teksa në njoftim thuhet se pika e kalimit kufitar do të jetë në përputhje me rregullat ndërkombëtare për kalimin e shtetasve, si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

VENDIMI I QEVERISË:

Swiss Digital Desktop Reklama

HAPJEN E PIKËS SË KALIMIT KUFITAR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË VLORËS

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.71/2016, “Për kontrollin kufitar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës për qarkullimin ndërkufitar ajror të shtetasve.

2.Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?