Vendimi i qeverisë: Shpërblim 15 mijë lekë për familjet në nevojë
Ministrja Albana Koçiu ka njoftuar se në mbledhjen e qeverisë është marrë vendimi që familjet në nevojë do të marrin shpërblim për fundvit, një shumë prej 15 mijë lekësh.
Koçiu theksoi së përfitues do të jenë këto kategori: familjet në nevojë, fëmijët jetimë dhe personat invalidë e kujdestarët e tyre. Nga kjo skemë përfitojnë 275 mijë familje.
“Kam kënaqësinë të njoftoj një lajm shumë të gëzuar për të gjitha familjet e individët që përfitojnë nga skema dhe programi i mbrojtjes sociale.
Me vendim të fundit u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social.
Janë pikërisht 15 mijë lekë apo 150 euro që u akordohen familjeve në nevojë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, fëmijët pa kujdes prindëror, invalidë, ata që kanë statusin e të verbrit, dhe ajo që është e rëndësishme për herë të parë këtë vit marrin shpërblim fundviti edhe ndihmësit e kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara.
Janë 18 mijë ndihmës dhe kujdestarë për personat me aftësi të kufizuara të cilët gjithashtu do të marrin shpërblimin e fundvitit”, tha Koçiu.