Vendimi nga Gjykata Kushtetuese, Vasili: Rrëzon përfundimisht zgjedhjet mafioze të 25 prillit

Këtë të premte, nga zyra e madhe e Gjykatës Kushtetuese, doli një urdhër. ”Brenda një viti të garantohet vota për emigrantët, iu shkel e drejta në zgjedhjet e 25 prillit 2021 prej boshllëkut ligjor”. Petrit Vasili e lexon si rrëzim nga ana e Gjykatës, të zgjdhje të 25 prillit 2021, ku për të ishin mafioze. ”Dhjetëra mijëra qytetarë shqiptare nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, u ndaluan në mënyrë të dhunshme të votojnë nga qeveria më 25 prill sepse i prisheshin hesapet horrave të rilindjes për vjedhjen e pushtetit”,-shkruan Vasili.

Postimi i plotë

Gjykata Kushtetuese delegjitimon dhe rrëzon përfundimisht zgjedhjet mafioze të 25 prillit! Zgjedhjet e 25 prillit delegjitimohen dhe rrëzohen përfundimisht nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata kushtetuese ka vendosur Deklarimin e Urdhrit nr. 219, datë 19.04.2021 “Për karantinimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia” si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”.

Qeveria me nje Urdherin 19.04.2021 të ministres së Shëndetësisë Manastirliu, në dhunim të Kushtetutes pengoi dhjetëra mijëra qytetare shqiptarë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, që të votonin në 25 prill me qëllimin e vetëm manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve. Dhjetëra mijëra qytetarë shqiptare nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, u ndaluan në mënyrë të dhunshme të votojnë nga qeveria më 25 prill sepse i prisheshin hesapet horrave të rilindjes për vjedhjen e pushtetit!

Pushteti i rilindjes pas 25 prillit 2021 eshte produkt i vjedhjes se certifikuar juridikisht dhe boterisht dhe si i tille totalisht i paligjshem. Zgjedhjet e reja te parakohshme jane veprimi me i paket per te vendosur legjitimitetin ne Shqiperi. Ky veprim per zgjedhje te reja as qe mund te diskutohet dhe as te negociohet sepse kompromis me dhunimin e Kushtetutes dhe te drejten e mohuar te votes nuk ka.

Ministrja e Shendetesise duhet shkarkuar menjehere si shkelese me qellim dhe e certifikuar e Kushtetutes per qellimin e manipulimit te zgjedhjeve. Cdo aksion per rikthimin e legjitimitetit ne Shqiperi ndaj ketij pushteti ilegjitim dhe mafioz eshte totalisht i perligjur.

SHKARKO APP