Vendimi për Vettingun – BE: Mbështetje për proces të plotë verifikimi për gjyqtarët
Delegacioni i Bashkimit Evropian e konsideron lajm të mirë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shpallur ligjin e Vettingut në përputhje me Kushtetutën shqiptare.
Me anë të një reagimi, BE-ja inkurajon autoritetet shqiptare që të fillojnë sa më shpejt zbatimin e ligjit për vlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve.
“Bashkimi Evropian i inkurajon autoritetet shqiptare të nisin me shpejtësi zbatimin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo është thelbësore për përparimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe është pritur gjatë nga qytetarët shqiptarë, thuhet në reagim.
Në deklaratë thuhet se Komisioni Evropian do ta mbështesë Shqipërinë për kryerjen e një procesi vetingu tërësor dhe të besueshëm, duke udhëhequr Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.
KOHA JONË SONDAZH

