Venecia për Xhaçkën, reagon Bledi Çuçi: Parlamenti ka fuqinë për të vendosur

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi komentoi në seancën plenare opinionin e Venecias për mandatin e deputetes së PS-së Olta Xhaçkës. Ai theksoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme, por ngriti çështjen e instrumenteve për adresimin e papajtueshmërisë në këtë gjykatë. Sipas tij, Kushtetuta i jep Parlamentit fuqinë për të vendosur mbi disa çështje, dhe përmbajtja e votës së deputetëve nuk duhet të imponohet. Ai vlerësoi Venecian për respektimin e rolit të Parlamentit, duke nënvizuar se dinjiteti i kësaj institucioni u konfirmua në këtë raport.

”Nuk e kundërshtojmë faktin që është Gjykata Kushtetuese që shprehet për papajtueshmërinë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme të zbatohen. Respektim nuk duhet të kushtëzohet nga një shumicë parlamentare. Kushtetuta thotë mund të përjashtoj disa çështje nga vendimmarrja e Parlamentit. Ju thashë hajde ndryshojmë rregullat.

Nëse Kushtetuta i jep Parlamentit fuqinë për të vendosur për një çështje të caktuar, përmbajtja e votës nuk duhet të imponohet. Ju është mohuar një e drejtë kushtetuese që të shkoni në GJK me 1/5. Në rastin konkret i ka thënë GJK keni bërë gabim që i ktheni kthyer mbrapsht në 2022 për të shkaur me 1/5. GJK megjithëse 6 orë pati një debat dhe gjykim, i është përmbajtur vendimit të 2016.

Në vitin 2016 GJK nuk e ka pasur të qartë nëse mund të shkojë 1/5 pa shkuar në parlament. Më pas u ndryshua kushtetuta që ka njohur 1/5 deputetëve dhe ka ndryshuar edhe ligjin për GJK. Opinoni i Venecias thotë se GJK duhet të marri parasysh opinionin e ligjvënësit në vendimet e saj. Që nesër po të shkoni ta çoni si 1/5 duhet t’ja pranoj. Nuk themi kurrë që marrim vendim ne për pa[pajtueshmëria. Opinioni i Venecias vuri në vend dinjitetin e parlamentit”.

SHKARKO APP