Verë në fund të tetorit! Temperatura deri në 27 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Verë në fund të tetorit! Dita e sotme do të jetë e ngrohtë, me temperatura që shkojnë deri në 27 gradë celcius.

Sipas MeteoAlb, prej disa ditësh i gjithë territori Shqiptar po dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferik, ku edhe sot do të vijojnë kthjellimet të jenë mbizotëruese gjatë paradites në pothuajse gjithë vendin.

Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat e thella malore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?