V*es në burg kritiku i presidentit rus, zv/presidentja amerikane: Shenjë e bru*alitetit të Putinit!
Zv/presidentja amerikane, Kamala Harris thotë se Shtetet e Bashkuara janë duke punuar për ta konfirmuar vdekjen e liderit opozitar rus, Alexei Navalny, kritikut të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
“Ky është një lajm i tmerrshëm, për të cilin po punojmë që ta konfirmojmë. Nëse konfirmohet, ky do të ishte një tregues i mëtejmë i brutalitetit të Putinit. Çfarëdo rrëfimi që ata të kenë [Rusia], më lejoni të jemi të qartë: Rusia është përgjegjëse. Më vonë do të komentojmë më shumë për këtë çështje”, tha ajo.
Raportimi për vdekjen e Navalnyt ka nxitur zemërim dhe dënim nga liderët botërorë që e kanë thënë se kritiku i Kremlinit ka paguar “çmimin më të lartë” për kurajën e tij për të folur kundër udhëheqjes së shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

