Vetëm 8 deputetë nga 59 të PD morën pjesë në votimet për kryetarin

Sot u votua në PD për zgjedhjen e kryetarit. Por u vu re se nuk shkuan të gjithë deputetët e PD. Nga 59 deputetë që ka fituar PD në vitin 2021, një pjesë e madhe kanë kaluar me Berishën ndërsa nga pjesa tjetër ishin vetëm 8 deputetë sot në kutitë e votimit.

Në zgjedhje morën pjesë vetëm deputetët Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj dhe Selaudin Jakupllari.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana u pyet nëse është normale që nga 59 deputetë të PD-së kanë votuar vetëm 8 prej tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk është situatë normale. Janë deputetë që janë zgjedhur me votën e demokratëve. Nuk është normale, por mbetet zgjedhje e tyre. Do të presim shtatorin sepse në fillim të sesionit parlamentar deputetët deklarojnë përkatësinë politike. Ka një situatë që nuk vijnë në grupin PD të saj por do të mbetet për tu parë se çfarë do të deklarojnë në shtator. Kush do të jetë përkatësia e tyre“-ishte përgjigja e Gjanës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo situatë në PD ka shkatërruar opozitën ndaj Edi Rama bën çfarë të dojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?