Vetëm apo me Metën në zgjedhjet lokale? Berisha: Do të diskutojmë dhe jemi për koalicione

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me gazetarët, është shprehur ditën e sotme se në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen pas disa muajsh, mund të ketë koalicion me Partinë e Lirisë, por do të zhvillohen primaret.

Ne mirëpresim dekretin, caktimin e datës së zgjedhjeve. Nuk kishte asnjë arsye që të mos dilte që ditën e parë të inaugurimit të presidentit të ri. PD në këto zgjedhje sjell risinë më të madhe në historinë e këtij vendi, sjell primaret të cilat pas vendosjes së pluralizmit politik janë arritja më e madhe e demokracisë shqiptare. Ne presim me shumë përkushtim dhe kënaqësi zbatimin e këtij zotimi solemn në zgjedhjet që vijnë. Kjo do të jetë pas themelimit të pluralizmit politik, risia më e madhe që themelohet në demokracinë shqiptare. E mirëpresim datën. Do të diskutojmë dhe jemi për koalicione, por natyrisht parimi ynë bazë nuk ndryshon: ne jemi për primare. Një gjë është e sigurt që kandidatët nuk do ti caktojë Sali Berisha”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?