Vetingu, Basha: Thirrja e Kuvendit, nismë antikushtetuese (VIDEO)
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=tD47smHivKY” width=”560″ height=”315″]
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë për VOA ka deklaruar se do të ishte absurde që ligji për vettingun të kalojë nesër dhe se është kundër thirrjes së mbledhjes së Kuvendit.
Sipas tij, nisja e procedurave parlamentare për 7 ligjet e mbetura është shkelje kushtetuese. “Është thjeshtë një manovër politike që përpiqet që të pengojë konsensusin. Në vijim të përpjekjeve për të përjashtuar opozitën nga konsensusi. Strategji e cila dështoi”, deklaroi Basha.
Basha: “Nuk mund të kalojnë, sepse këtë e ndalon kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ky është një komunikim që unë e kam patur me partnerët amerikanë dhe europianë dhe do të ishte absurd që ata të mbështesnin nisjen e procesit të reformës në drejtësi duke shkelur kushtetutën e vendit, por PD ka shprehur gatishmërinë për të nisur punën me ekspertët për të shqyrtuar për draftin për Vettingun, në mënyrë që mos ketë asnjë vonesë në miratimin e ligjit. Mazhoranca i është përgjigjur me një hile, e cila tashmë është sqaruar është një furtunë në një gotë uji. Pretendohet që drafti ka qenë gati më 4 korrik, ndërkohë që drafti është përcjellë zyrtarisht mbrëmë natën e mbrëmshme në orën 22:30. Ne e kemi marrë në dorëzim dhe ekspertët po e shqyrtojnë dhe më pas do të procedohet sipas hapave të zakonshëm. Pra nuk është gjë tjetër përvecse një manover politike e tipit që pengoi deri në çastin e fundit konsensusin me PD, ndonëse PD prej fillimit ishte zotuar për një mbështëetje totale sipas parimeve të mishëruara në rekomandimet e Venecias, në propozimin hibrid të zonjës Nuland.
Çdo përpjekje për të rikthyer tensionin nga të njëjtët që projektuan tensionin dhe përjashtimin e opozitës nga procesi jam i sigurtë që ata që dështuan në këtë projekt në rrafshin kushtetues do të dështojnë nëse përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë në rrafshin ligjor. PD është e vendosur ti japë shqiptarë një reformë në drejtësi sipas standardeve europiane dhe amerikane. Konsensusi për të pasur armiqësi të fortë që kanë bërë gjithçka për ta përjashtuar opozitën”.
KOHA JONË SONDAZH

