“Vetingu”, Bylykbashi: Kushtetuesja të mos bjerë në presionin e mazhorancës

Të enjten Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e ligjit të vettingut dhe Partia Demokratike shpreson që gjykata të mos bjerë në presionin e mazhorancës.

Deputeti, Oerd Bylykbashi, në një intervistë në RTV Ora News thotë se opinioni i Venecias ka akredituar tezat e PD.

Bylybashi: Do ishim shumë të kënaqur, ka thënë një gjë shumë thelbësore: Ky ligj nuk shkel Konventën nëse organet e vettingut kanë kontroll të plotë mbi organet e ekzekutivit.Nëse kontrolli nuk është i plotë, ligji është jo në përputhje me Konventën.Venecia pjesën e kushtetutshmërisë apo jo, ja ka lënë Gjykatës Kushtetuese. Jemi të bindur që Venecia ka akredituar tezat tona. Shpresojmë që Kushtetuesja nuk do të bjerë, se për të qenë është aktualisht në presionin e ekzekutivit, qoftë me kërcënime për largim nëpërmjet vettingut apo forma të tjera.Dhe do të marrim një drejtësi kushtetuese. Pas këtij vendimi, vettingu do bëhet.Pse mazhoranca nuk bën për vettingun atë që bëri për SPAK? Rama kërkon të emërojë gjyqtarët dhe prokurorët që do ta mbrojnë nesër kur të jetë i akuzuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ngërçin në reformën zgjedhore, ai tha se nuk ka ndodhur kurrë që një Komision të mos jetë në gjendje të prodhojë qoftë dhe një presje në kodin zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke shprehur gatishmërinë për ta trajtuar bashkarisht me mazhorancës, ai tha se nuk është e nevojshme lufta me  projekt propozimet.

 PD i dha standarde kushtetuese vettingut

PD bëri të mundur që vettingu të merrte një standard kushtetues.Ishte insistimi ynë që bëri të mundur të kapë standardet ndërkombëtare dhe të kthehet në normë kushtetuese.Sot kemi në Kushtetutë detyrimin që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët ti nënshtrohen vettingut.Ligji i vettingut duhet të përputhet pikë më pikë me Kushtetutën, këtë kërkojmë.Çdo gjyqtar apo prokuror që ka lidhje me krimin, ka bërë korrupsion apo është i paaftë do të largohet.Tentativa për ta bërë antikushtetuese nuk ka bërë gjë tjetër vetëm ka vonuar.Nëse mazhoranca do kishte pranuare propozimet tona ligji i vettingut do ishte në zbatim.Kur shkelen parimet Kushtetuese, kushdo që pretendon se nuk duhet ti drejtohet PD apo dikush tjetër është duke pretenduar një absurd. Së shpejti Gjykata Kushtetuese do të dalë me nje vendim, atëherë do marrim vesh kush janë problemet.

 Presioni mbi Kushtetuese

Ne kemi vetëm fjalën, kurse mazhoranca kërcënon me vënien nën vetting të gjykatësve të Kushtetueses.Një gjyqësor është i korruptuar, është një argument shumë i fortë për politikanë të korruptuar.Shpresoj ta kapërcejmë këtë ngërç.

Reforma zgjedhore

Ngërç shumë shqetësues. Nuk ka ndodhur kurrë një Komision reforme zgjedhore të mos jetë në gjendje të prodhojë qoftë dhe një presje në kodin zgjedhor.Janë dy palë rekomandime të 2013 dhe 2015 të patrajtuara.Pse kjo mazhorancë nuk lëvizi gishtin, vetëm tani pretendon se ka filluar të bëjë propozime. Pse nuk bën një reformë konsensuale? Draftet duhet ti shkruajmë bashkë. Nuk ka vlerë të bëjmë luftën e projekt propozimeve. Për 53 rekomandime kanë bërë 12 nene.Një shqetësim shumë i madh është që ndër materialet propagandistike ndalohet prodhimi dhe shpërndarja e shkrepseve, çakmakëve apo mjeteve të ngjashme ndëzëse për propagandë elektorale.Ky është shqetësimi?Po na dalin të dënuarit nga burgu në mes të fushatës.Këta shqetësohen për këtë gjë.Kjo fsheh një të vërtetë të rrezikshme, kërkojnë që komisionet e nivelit të dytë dhe komisionet e qëndrave të votimit të kthehen të gjitha 100% në mazhorancë, 4 me 3 që kontrollohen nga qeveria. Që në 2001 nuk ka ndodhur më.Haptazi tregon kush është ideja për të bërë zgjedhje, paratë e drogës dhe korrupsionit për shitblerjen e votës dhe përdorimi i kriminelëve dhe kontrolli i administratës. Kjo nuk ka për të kaluar. Kemi platformë shumë të mirë. Nesër po të jetë e nevojshme ulemi dhe draftojmë nenet sipas rekomandimeve dhe traditës deri sot. Nuk shërbejnë deklaratat, puna është ajo që vlen në mënyrë që zgjedhjet 2017 të jenë me cilësi tjetër.

 Votimi elektronik

Ishte zgjidhje mjaft efikase për të penguar shmë elementë manipulativë, por jo të gjitha.Bllokimi që i bënë reformës bënë të pamundur votimin dhe numërimin elektronik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?