“Vetingu”, deputetët e PD-së paraqesin shqetësimet në komision
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike janë larguar nga mbledhja e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi.
Teksa deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha se në mbledhjen e komisionit kishin parashtruar shqetësimet e opozitës.
Burime nga mbledhja bënë me dije se gjatë ditës së sotme ishte rënë dakord për të dëgjuar dhe diskutuar në parim shqetësimet e opozitës.
Ndërsa për detajet teknike do të ketë diskutime në nivel ekspertësh. Pikërisht këto shqetësime i ka prezantuar deputeti demokrat, Bylykbashi.
KOHA JONË SONDAZH

