Vetingu, Fleckenstein presion PD-së: Nëse i drejtoheni Kushtetueses, nuk do ketë rekomandim pozitiv për Shqipërinë
Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein dhe njëkohësisht raportues i Shqipërisë në Parlamentin Europian deklaron se nëse PD do të dërgojë ligjin e Vettingut në Gjykatën Kushtetuese nuk do të ketë rekomandim pozitiv për Shqipërinë në progres raportin që do të publikohet në nëntor duke rrezikuar hapjen e negociatave.
Knut Fleckenstein në një intervistë për Report TV shprehet se pret nga Partia Demokratike një sqarim se përse do ta dërgojë ligjin në Kushtetuese. ““Nuk e di pse PD do e dërgojë ligjin e Vetingut në kushtetuese. Por do u kërkoj sigurisht të ma sqarojnë.
Por nëse i dërgoni të gjitha ligjet në gjykatë Kushtetuese tashmë, nuk e di cfarë rekomandimi prisni për hapjen e negociatave?
E mbi çfarë mund të rekomandojë komisioni sepse gjithçka do të konsiderohet e hapur nga e para.
Por besoj se nuk do të ndodhë” u shpreh Fleckenstein.
Knut Fleckenstein përsa i përket luftës kundër kultivimit dhe trafikut të drogës, thekson se nuk do të ndikojë në progres raport, por në anëtarësimin në BE.
“Me politikanët diskutova dhe për hashashin, nuk do të ndikojë te rekomandimi për në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian” tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

