“Vetting”-u, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin të enjten

Gjykata Kushtetuese vendosi sot se do të diskutojë të enjten opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me ligjin e “Vetting”-ut.

Tetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë marrë në dorë sot materialin me opinionin e ardhur nga Komisioni i Venecias.

Pasi të kenë shqyrtuar materialin, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të marrin vendimin të enjten, fill do të bëhet dhe shpallja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përgjigjen dhënë instancës gjyqësore një javë më parë, Komisioni i Venecias rrëzonte pretendimet e Partisë Demokratike, që flisnin për konflikt interesi, përfshirje të organeve në vartësi të qeverisë, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me çështjen e konfliktit të interesit dhe skualifikimin e mundshëm të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, Komisioni i Venecias nënvizoi se të gjithë gjykatësit kushtetues, sipas Kushtetutës dhe ligjit të Vetting-ut, do të jenë subjekt i ligjit të Vettingut që siguron rivlerësimin e çdo gjykatësi në Shqipëri, përfshi gjykatësit e Kushtetueses.

Ndaj, konflikti i mundshëm i interesit mund të ndikojë këtë pozicion, jo vetëm për një ose disa gjykatës, por për të gjithë gjykatësit të Kushtetueses. Për pasojë, skualifikimi i gjykatësve të Kushtetueses për shkak të ekzistencës së konfliktit të interesit do të rezultonte në përjashtimin total të mundësisë së rishikimit juridik të ligjit të Vettingut në kuadër të Kushtetutës. Kjo do të minojë garancitë që ofron një rishikim funksional juridik ilegjislacionit. Kjo situatë mund të konsiderohet nga Gjykata Kushtetuese si një “rrethanë e jashtëzakonshme”, gjë që mund të kërkojë devijimin nga parimi i skualifikimit në mënyrë që të shmanget mohimi i drejtësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?