Vetting-u i politikanëve, Rama: Basha të vijë në tryezë. PD është katandisur në një objekt keqardhjeje

Pas mbledhjes me drejtuesit e PS-së në 12 qarqet e vendit, në një prononcimit për mediat nga jashtë selisë rozë, Edi Rama tha se Vetting-u i politikanëve që PD-ja e kërkon kërkon shqyrtim dhe nëse ata kanë argumente bindëse, PS do të ulet në tryezën e diskutimeve.

”E para njëherë kërkesa e parë është bërë në vitin 2018. Tani kanë kaluar tre vite dhe gjërat ndryshojnë, nëse ka argumenta bindëse, do të ulemi në tryezë, do të japim të gjithë disponimin për të dëgjuar, do të marrim mendimin e ekspertëve të fushës dhe do dalim në konkluzione”.

Duke komentuar qëndrimet e Sali Berishës për rikthmin në PD si kryetar, kryeministri Edi Rama theksoi se kjo parti është kthyer në një objekt keqardhjeje.

Komisioni për 25 prillin?

Ai është një komision i ngritur me kërkesën e opozitës, por nuk ka jo vetëm qytetarë të angazhuar në zgjedhje në krahun tonë apo të angazhuar në zgjedhje si një votues i lirë pa qenë i lidhur me parti, por as mes demokratëve nuk ka dyshime se PD ka humbur zgjedhjet, këto histori me masakra dhe përralla të tjera.

Berisha në krye të PD?

Nuk kam asnjë koment se çfarë ndodh në fushën e PD, por nëse do të ishin mbledhur humoristët dhe satiristët që të shkruanin një pjesë me shumë seri se PD mund të katandiset në një objekt keqardhje, është ajo që po ndodh në PD.

SHKARKO APP