Afred Rushaj: PD-ja kërkon Vetting
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Alfred Rushaj thotë se paçka rezervës që opozita ka për SPAK, ky proces është shumë i rëndësishëm që të bëhet.
“Ne kemi rezerva me punën e SPAK e s’kemi lëvizur nga ai qëndrim por ne po investojmë tek kjo gjë për dy arsye. E para se s’kemi asgjë për të fshehur pavarësisht kush e bën Vettingun e politikanëve, e dyta duke qenë proces publik jo pas dyerve të mbyllura prokurorët e SPAK që do merren me këtë punë do duhet që ta bëjnë vendimmarrjen e tyre publike, standardi i tyre do jetë standard publik”.