“Vettingu”, ekspertët e PD-së takim me Bashën

Ekspertët e Partisë Demokratike po zhvillojnë një takim në selinë blu me kreun e kësaj force politike, Lulzim Basha.

Në takim janë të pranishëm edhe deputetët e opozitës, që janë pjesë e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi.

Takimi vjen ndërkohë që në orët e pasdites është paralajmëruar mbledhja e komisionit të posaçëm në drejtësi ku do të diskutohet ligji për Vettingun, një nga 7 ligjet që do të mundësojë zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji i Vettingut ka të bëjë me ngritjen e organit të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të emërohen në sistemin e drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky organ konsiderohet më i rëndësishmi dhe pranë tij do të jenë edhe ekspertët ndërkombëtarë, pjesë e Operacionit të Monitorimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?