Vettingu, kreu i Gjykatës Kushtetuese, Dedja: Nuk po e vonojmë

Komisioni i Venecias në një opinion lidhur me ligjin e Vettingun, u shpreh se është në rregull. Tashmë radhën e ka Gjykata Kushtetuese, e ku pritet  që duhet të vlerësojë kushtetueshmërinë e tij.

Në një kohë kur zbatimi i Vettingut, lidhet me procesin e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sot kreu i kësaj Gjykate, Bashkim Dedja tha në një aktivitet të Avokaturës së Shtetit, se shqyrtimi i ligjit do të bëhet shumë shpejt.

Në përgjigje të akuzave se Kushtetuesja po vonon vettingun, Dedja u shpreh: “Sa me shpejt do arrim nje vendim per ligjin e vetingut. Akuzohet Gjykata Kushtetuese se po e vonon, por po respektojme procedurat. Ne nuk e kemi luksin te prononcohemi per rastet qe kemi ne shqyrtim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
 Kreu i Gjykatës Kushtetuese theksoi se i gjthë sistemi në Shqipëri e duan reformën në drejtësi dhe reforma do të bëhet. Ndërsa Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi u shpreh se tashmë Shkolla e Magjistratures do te pregatisë edhe kandidate per Avokaturën e Shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?