Vettingu/ Kryemadhi hedh dyshime për vendimin e Bashës: Të mos votojmë nga frika e prokurorëve belg

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në fjalën e saj në Kuvend, hodhi dyshime të forta për ndërrimin e çuditshëm sipas saj të mendjes së Lulzim Bashës për të votuar Vetting-un. Ajo përmendi marrëveshjen e 17 majit, por edhe frikën nga prania e prokurorëve belg në Tiranë.

”Në shkurt 2018 grupi i LSI-së propozoi një afat të tillë për shtyrjen e afateve të Vetting-ut, por me arrogancë u hodhën poshtë dhe nuk u pranuan që të futej as në rendin e ditës. Jo më kot dua ta theksoj se edhe në Këshillin e Legjislacioni, LSI-ja ka marrë pjesë në mbledhje 4 muaj rresht dhe ka bërë oponencë. Kolegët demokratë nuk morën pjesë asnjë ditë. Ndaj më bën të dyshoj që kjo do t’i shërbejë drejtësisë apo 17 majit?

Si ndryshoi ky vendim i menjëhershëm pa qenë në asnjë mbledhje, në asnjë lloj konsultimi. Analizat profesionale janë të domosdoshme për të gjithë ne. E dimë shumë mirë që vendimet politike janë të rëndësishme, por duhet të ketë moral. Imoraliteti politik po i detyron shqiptarët të ikin nga Shqipëria.

Do të kemi vendime si të 17 majit, apo për një konsensus si ai i 140 votave? Ne e kemi mekanizmin zhbllokues që të vazhdojmë edhe nëse mbaron afati i Vetting-ut. Ne ende nuk e dimë sa do të zgjasë. Të mos votojmë as nga frika e prokurorëve belg, as nga frika kur kujtojmë kolegët tanë që janë në burg”.

SHKARKO APP