Vettingu/ Kush janë dy gjyqtarët që votuan pro PD-së në Kushtetuese

Pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen antikushtetues të ligjit për “Vetting­un”, TCH mëson se vendimi u mor me rezultatin 6 me 2. Pra, dy gjyqtarë votuan pro kërkesës së Partisë Demokratike.

Jo zyrtarisht mësohet se gjyqtarët që votuan pro kalimit të ligjit janë: Bashkim Dedja, Vitore Tusha, Fatmir Hoxha, Vladimir Kristo, Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj.

Dy gjyqtarët Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj janë shprehur kundër disa pikave të këtij ligji, i njohur ndryshe si ligji i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata Kushtetuese rrëzoi në këtë mënyrë padinë e opozitës dhe të komunitetit të gjyqtarëve, të cilët që prej muajit tetor insistuan shfuqizimin e tij, një kërkesë që i nxorri ata të humbur në Kushtetuese, pak ditë pasi edhe Komisioni i Venecias e vlerësoi Vetting-un si pozitiv dhe me frymë kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?