Vettingu peng i publikimit të vendimit të Kushtetueses

Ligji i Vettingut do të nisë zbatimin vitin tjetër.

Gjykata Kushtetuese duhet të publikoje deri të martën e 27 dhjetorit vendimin e arsyetuar dhe sipas ligjit te ri te kushtetueses, ky është momenti kur vendimmarrja e gjyqtareve hyn ne fuqi.

Një ditë më pas, në 28 dhjetor, nis zbatimi i ligjit për rivlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe afati i pare është ai për plotësimin e formularëve. Janë 3 formularë që të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët duhet të plotësojnë; një per pasurinë, një për lidhjet me krimin dhe një për aftësitë profesionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vettingu është procesi qe do te përcaktoje se kush do të vazhdojë të qëndrojë në sistemin e drejtësisë e kush do te largohet. Ligji sanksionon qarte se do te shkarkohen nga detyra te gjithë ata magjistratë qe; kane deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme, qe rezultojnë se kane kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar, qe rezultojnë me mangësi pas vlerësimit te aftësive profesionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligji i krijon mundësi gjyqtareve dhe prokurorëve të japin dorëheqjen nëse nuk duan t’i nënshtrohen vettingut.

I gjithë procesi i skanimit të prokuroreve dhe gjyqtareve ka një garanci pasi do te mbikëqyret nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit puna e te cilëve fillon ne momentin qe nis përzgjedhja e anëtareve te komisionit te posaçme të kualifikimit dhe kolegjit te apelimit.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë konfirmoi se “Sapo të nisë procesi i përzgjedhjes, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të jetë gati”.
Vetë delegacioni i BE ne reagimin e tij per vendimin e Gjykatës Kushtetuese e bëri të qartë se Komisioni Europian do të jetë ai që do të udhëheqë Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili pritet që në muajin shkurt të jetë në Tiranë.

/shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?