Vettingu, Vlahutin: Duhen burimet e duhura njerëzore
Një ditë pas progres-raportit ku Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin thotë se ky rekomandim pozitiv është një objektiv që tregon se ku ndodhet Shqipëria.
Në bashkëbisedim me studentët e Shkencave Sociale tha se miratimi i Vettingut është shumë e rëndësishme dhe duhen burime të duhura njerëzore për tu zbatuar.
“Raporti solli një lajm të mirë për Shqipërinë. Komisioni Europian përcolli rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave. Raporti është objektiv se ku gjendet Shqipëria. Objektivi ynë i përbashkët është anëtarësimi në BE. Vetingu është i rëndësishëm dhe për zbatimin e tij duhen burime njerëzore të duhura
Do të jetë një process i gjatë, do të ndryshojë mënyra në të sjellurit. BE mund të funksionojë në mënyrë të njëjtë nëse kemi të njëjtat Standarde. Shqipëria duhet të arrijë standard që të bëhet pjese e BE”, tha Vlahutin.
KOHA JONË SONDAZH

