Vëzhguesit vendorë: Buxheti 2015 duhet të llogarisë se mot kemi zgjedhje

Ky është apeli i lëshuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, sipas të cilëve, lidhur me këtë detyrim kushtetues e ligjor, i kërkohet Ministrisë së Punëve të Brendshmë, Ministrisë së Financave dhe komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, të bëjnë parashikimin dhe miratimin e fondit të nevojshëm për realizimin e këtij procesi që përcakton drejtëpërsëdrejti standardet e ardhshme zgjedhore.

“Për më tepër, sikundër është kërkuar edhe nëpërmjet deklaratës së 29 Korrikut për marrjen e masave për pastrimin e Listës së Zgjedhësve prej rekordeve të dyshura si të dubluara, si dhe për saktësimin e adresave të rreth 350.000 zgjedhësve, KVV iu kërkon këtyre institucioneve parashikimin dhe miratimin e shpenzimeve të nevojshme për zgjidhjen serioze, cilësore dhe në një kohë sa më të shpejtë të problemeve të mësipërme, të cilat në kushtet e zgjedhjeve për 61 njësitë e reja vendore, kanë një peshë të konsiderueshme në përcaktimin jo vetëm të standardeve të zgjedhjeve, por edhe të rezultateve që do të dalin prej tyre”, cilëson Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë.

Në përfundim, Koalicioni ngre shqetësimin edhe për mosparashikimin në projektbuxhetin e vitit 2015 të një fondi të veçantë për zbatimin e Teknologjive të Reja të Votimit dhe Numërimit në zgjedhjet e ardhshme, sikundër parashikohet nga Kodi Zgjedhor, gjë që sipas tij bën akoma edhe më të domosdoshme gjetjen e menjëhershme të konsensusit dhe uljen e të gjithë faktorit politik për ndërmarrjen sa më parë të reformës zgjedhore dhe të të tjerave me rëndësi kushtetuese dhe jetike për vendin dhe qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?