Vëzhguesit Vendorë: Kuvendi të shpallë vakancën për kryetaren e KQZ-së

Duke qenë se mandati i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi është drejt përfundimit, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV), i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të shpallë vakancën jo më vonë se data 18 shtator.

“Sipas Kodit Zgjedhor, mandati 4 vjeçar i Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve aktual mbaron me datë 18.10.2016. Për këtë arsye, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, jo më vonë se data 18 shtator 2016, duhet të shpallë vakancën dhe të bëjë thirrjen e hapur për dorëzimin e aplikimeve prej të gjithë kandidatëve të interesuar”, thuhet në reagim.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, kujton se edhe në rastin e zgjedhjes së kryetares aktuale, ka kërkuar nga grupet parlamentare një proces përzgjedhje të kandidaturave sa më transparent dhe jashtë ndërhyrjeve politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo për shkakun se Kryetari i kësaj trupe është jo vetëm votë përcaktues në vendimmarrjen e institucionit, por, si titullari i tij, është ai që dikton frymën dhe qasjen e gjithë institucionit ndaj përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe një përformancë sa më të lartë në arritjen e standardeve më të mira evropiane”, thuhet më tej.

Swiss Digital Mobile Reklama

KVV thekson se procesi në fjalë duhet të sigurojë së paku:

– transparencë sa më të plotë të profileve të kandidatëve garues;

– zhvillim të seancave plenare dëgjimore me tërë kandidatët që plotësojnë kriteret;

– parashtrim të platformave institucionale prej kandidaturave garuese;

– përfshirje në seancat dëgjimore të grupeve të interesit dhe organizatave të përfshira në monitorimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?