VIDEO/ ”Art dhe Zeje 2023”, Rama: Programi të zgjerohet, nga risi të kthehet në traditë

Këtë të premte, kjryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Panairin Kombëtar të Shkollave “Art dhe Zeje 2023”. Gjatë fjalës së tij në këtë panair, Rama ka përgëzuar të gjithë pjesëmarrësit dhe ka falenderuar ata që e bënë të mundur të ndodhë. Po ashtu kreu i qeverisë është shprehur se sfida e tyre është që këtë program ta zgjerojnë edhe në shkolla të tjera, në pjesëmarrje dhe në gamën e disiplinave.

”Kjo eksperiencë ka shumë të mira dhe ka të mirën e madhe që ju jep mundësinë që të largoheni për disa momente disa orë nga mjete elektronike dhe të kujdeseni për duart, shqisat, për të nxjerrë përmes dhuntive tuaj, talentit tuaj, gjëra kaq të bukura që janë të bukura për t’u bërë.

Sfida jonë është që programin ta zgjerojmë edhe në shkolla tjera, në pjesëmarrje, në gamën e disiplinave të tij dhe ta bëjmë një program që nga një risi të kthehet në një traditë, në një hapësirë ku të gjithë ju dhe të gjithë ata që janë pjesë e këtij procesi, të mund të kenë kushtet, mësuesit për të zhvilluar talentet e tyre, por edhe për t’u njohur me rrugë të reja të eksplorimit të vetvetes, e me eksperienca të reja që kanë të bëjnë me artin, zejet, me historinë botërore e shqiptare. Dua nga zemra të ju përgëzoj”,-tha Rama.

SHKARKO APP