VIDEO/ Basha: Më 25 Prill voto për ndryshimin, voto për numrin 9

“Më 25 prill, voto për ndryshimin, voto për numrin 9!” – Kjo thirrje e Lulzim Bashës sot, kryetarit të PD-së, i është përcjellë çdo shqiptari me anë të një videoje, që ftohet të mos jetë më spektator i dështimeve të qeverisë së tij, të mos qendrojë më si një tifoz i dëshpëruar, por të vrapojë në fushën e lojës, aty ku hidhet vota dhe të votojë për ndryshimin!

“Çdo të diel për katër vite me radhë, ti nuk bën dot gjë, – dëshmon videoja. – Por të dielën e 25 prillit, ndryshimi është në dorën tënde. Më 25 Prill voto për ndryshimin, voto për numrin 9!” përfundon video-mesazhi  i shpërndarë nga Basha.

SHKARKO APP