Video/ Berisha: Rama do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për “Zonë e Lirë”, duke iu përgjigjur pyetjeve provokative të moderatorit Arian Çani, deklaron se Partia Demokratike nuk është në gjumë.
“Përkundrazi, ka një opozitë të fuqishme sot, e cila është shumicë. Rama do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë”, tha ndër të tjera Berisha.
Çfarë është Albin Kurti për Berishën?
“Unë mendoj se në skedën politike shqiptare Albin Kurti është një politikan me një fibër të fortë politike. Po të përdorim një shprehje të huaj, është “kafshë politike”, njerëz me instinkte dhe këtë e ka faktuar.
Ka arritur krejtësisht me talentin dhe vendosmërinë e tij, dy herë radhazi ka dalë parti e parë, pa ndihmën e askujt dhe së bashku me Vjosa Osmanin e LDK, të cilët u mandatuan të qeverisin së bashku, unë e kam vlerësuar si një ndryshim historik dhe kam deklaruar atë natë se “fitoi Kosova”.
Tsipras është rritur në krahët e një miliarderi, ndërsa Kurti ka patur mbështetës Adem Demaçin”, u shpreh Berisha.
Berisha zbulon sekretin që e bën të ndihet si 20 vite më parë
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar ish kryeministri Sali Berisha, i cili disa ditë më parë festoi 75 vjetorin e tij. Në studio, Berisha ka rrëfyer se ai ndihet fizikisht e psikologjikisht si 20 vite më parë dhe ka zbuluar sekretin për këtë.
“Unë mund të ndihem në të njëjtat parametra fizikë e psikologjikë të 20 viteve më parë. Kam një sekret, sekreti im është kalitja. Gjithë jetën i kam besuar stërvitjes. Në tërësi, nuk jam njeri abuziv, por kalitja është sekreti sot. Kam shumë arsye për të festuar në këtë 75 vjetor, nuk marrë ashensor për katin e katërt ku banoj. Respektoj shkallët”, ka thënë Berisha.
“A është e vërtet se ti je pak më shumë se 75 vjeç?”, e ka pyetur Arian Çani Berishën, pasi kanë qarkulluar fjalë se Berisha është më i madh në moshë, por e ka ndryshuar ditëlindjen. Berisha ka thënë se ditëlindja e tij është 15 tetori dhe fillimisht ia regjistruan gabimisht datën në gjendje civile, por tani është rregulluar.
“Mosha ime është fiks kjo, 75 vjeç, ka qenë një regjistrim i gabuar në gjendjen civile, ditëlindja ime është fiks si 15 tetori. Kam lindur në periudhë lufte dhe në atë periudhë nuk ka ekzistuar gjendja civile”, tha Berisha.
A beson se një ditë do të mbetesh në histori?
“10 ditë më parë mbushe 75 vjet, a beson se një ditë do të mbetesh në histori?”, ka qenë pyetja që Arian Çani i ka drejtuar Berishës.
“Ajo ç’ka mund t’u them të gjithë atyre që na dëgjojnë, është se nuk kam punuar qoftë një orë apo ditë të vetme për historinë”, u përgjigj Berisha.
vijon…