VIDEO/ Berisha: Rikthimi im i tretë, më i suksesshmi në histori
Sali Berisha tha në fjalën e parë në Kuvend pas 11 muajve mungesë, se ky është rikthimi i tij i tretë dhe do të jetë më i suksesshmi. Për socialistët janë të pashpresë ndërsa demokratët janë shpresa e madhe e shqiptarëve. ”Ju siguroj që rikthimi më i suksesshëm në histori i Sali Berishës do të jetë rikthimi i tretë dhe në këtë aspekt jeni të pashpresë. Ju të pashpresë shqiptarët me shpresë të madhe. Ne jemi shpresa e madhe e shqiptarëve, ne nuk do i zhgënjejmë ata”, u shpreh Berisha. Kujtojmë se Sali Berisha kthehet në parlament pas 11 muajsh pasi ishte në arrest shtëpie për dosjen “Partizani”. Rikthimi i tij përkon me diskutimet për buxhetin.