VIDEO/ Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Tiranë: Duhet rimenduar zgjidhja

Deputeti socialist, por më së shumti opozitar Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit. Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar me mesazh për çështjen e korsive të emergjencës, kryesisht asaj për autobusët, ambulancat, policinë, taksitë, zjarrfikësit, në zonëne Unazës në Tiranë.

Teksa udhëton me mjet ai filmon edhe situatën, ku autobusi urban ndodhet në korsinë e mjeteve të tjera, sepse ajo e dedikuar për të është e zënë. Braçe denoncon se korsia në fjalë zihet kryesisht nga shërbimet që ndodhen pranë rrugës, ku ka avokatë, noterë, subjekte tregtare të ndryshme apo lokale. Por edhe pse ka orare për veprime dhe furnizime, ata përsëri kryejnë shkeljet.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Unazë, duke vëzhguar korsinë e re për autobusë, taksi, ambulancë, zjarrfikës, Polici!

Swiss Digital Mobile Reklama

Shiheni, nuk funksionon! Edhe koshat u hipën mbi trotuar, por përsëri korsia është e zënë dhe autobusi është në rrugë!

Dhe ka arsye; në të gjithë këtë aks ka shërbime, veçanërisht avokatë, noterë, përkthyes, pastaj lokale shërbimi, ushqimore etj; edhe pse këtu janë vënë tabela me orare të caktuara për furnizime, janë ata që marrin e blejnë shërbime e mallra këtu, të cilët bllokojnë korsinë për to!

Duhet rimenduar zgjidhja, edhe për trotuaret, edhe për këmbësorët, edhe për plehrat, edhe për shërbimet, edhe për shërbimmarrësit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?