VIDEO/ Çlirim Gjata: Nuk kanë sy për të varfrit, por vetëm për koncesionet

Sekretari për Çëdhtjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, deklaron situata ekonomike vazhdon të rëndohet për ditë dhe qeveria e Rilindjes nuk i njeh hallet e problemet e familjeve shqiptare, që mezi mbijetojnë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se qeveria ka sy e veshë dhe duar të gjata vetëm për koncesionet, nuk e ka idenë për vuajtjet e shqiptarëve.

Në vijim postimi i plotë i Gjatës 

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kanë sy për të parë varfërinë e shqiptarëve, nuk kanë veshë për të dëgjuar hallet e tyre.
Nuk i njohin sakrificat e familjeve shqiptare për të mbijetuar, as e kanë idenë për vuajtjet e tyre.
Kanë sy, veshë dhe duar të gjata vetem për koncensionet. Për hatër të tyre janë të gatshëm të gënjejnë dhe mashtrojnë pa turp.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?