Video-debati me nënë Lizën, Rama: S’jetohet si kafshë me plehra

Kryeministri Edi Rama priti 3 banorë të zonës së ”5 Majit” në Kuvend, ku pati edhe njlë bisedë me nënë Lizën, e cila është kthyer në simbolin e protestës së banorëve.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Do një kafe

Liza Marku: Jo se jam me tension…atëherë ne nuk jemi tradhëtarë të shtetit…

Edi Rama: A mbarove…

Liza Marku: Qeveria, e di mirë si ka qenë shtëpia ime,

Edi Rama: E do vilë shtëpinë e? Ashtu e

Liza Marku: E kam thënë, ne dalim para pushtetit

Edi Rama: Që të jemi të qartë bashkë sepse të dëgjova me shumë vëmendje

Edi Rama: (vjen Mazniku) ky është nënkryetari i bashkisë së Tiranës.

Liza Marku: Përshëndetje.

Edi Rama: Ju keni ndërtuar pa leje. Keni zënë tokën e tjetër kujt, por nuk jeni vetëm ju janë shumë njerëz që e kanë bërë këtë gjë. Unë kur isha kryetar bashkie kam thënë që nuk mund të zgjidhet me prishje, por me legalizim. U bë u ndryshua, etj, ç’rëndësi ka. Është thënë qartësisht që tëlegalizohet një shtëpi që nuk pengon zhvillimin sepse nuk mund të legalizojmë edhe vendin ku do të bëhet rruga.

Liza Marku: Nuk është rrugë.

Edi Rama: Do më dëgjosh mua, më dëgjo, rrimë shtrembët flasim drejt. Ju jeni pa leje, shtëpia juaj dhe e atyre që është aty nuk legalizohet, është e palegalizueshme, por ju nuk do të dilni jashtë. S’ju takon asgjë, por ju keni bërë një investim dhe në rrugë ju nuk lëmë. Dakort? Pra çfarë do bëjmë ne, një lagje të re që njerëzit të jetojnë si njerëz jo si kafshë me plehra.

SHKARKO APP