VIDEO/ Dibra 1 orë e gjysmë larg nga Tirana, zv/kryeministrja Balluku inspekton punimet në aksin Ura e Cerenecit-Peshkopi

E kudondodhur në krye të punëve, Belinda Balluku, ishte në Rrugën e Arbrit. Sa në Jug në Veri të vendit ajo nuk ka pushime verore.  Sot zv/kryeministrja Belinda Balluku ka inspektuar punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Ura e Cerenecit-Peshkopi, të cilat kanë avancuar ndjeshëm. Në dy kilometrat e parë të kësaj vepre ka nisur hedhja e shtresave të para asfaltike, ndërsa vijon puna në pjesën tjetër. Me ndërhyrjen në këtë aks shkurtohet distanca me afro 2.5 kilometra, krahasuar me rrugën ekzistuese, Maqellarë-Peshkopi dhe po ashtu plotësohet Rruga e Arbrit duke shkurtuar distancën mes Dibrës dhe Tiranës.

“Me përfundimin e kësaj rruge unë besoj që zgjidhet njëherë e mirë një ngërç shumë i madh që kishte të bënte me aksesin, por që pavarësisht se u gëzuan njëherë në fillim se nga 6 orë rruga u bë 2 orë e pak, tashmë do të kemi mundësi që të shkojmë nga Peshkopia në Tiranë për një orë e gjysmë”, tha Balluku.

Ministrja u ndal edhe tek Rruga e Arbrit, për të cilën punimet janë përqendruar në tunelin e Murrizit. “Ky dhjetor i 2024 do të jetë edhe përfundimi tërësor i rrugës së Arbrit, duke mbyllur tunelin e Murrizit me një shpresë shumë të madhe, duke qenë se tashmë jemi drejt përfundimit atje të armatimit të të gjithë tunelit, janë 400 metrat e fundit dhe me përfundimin e armatimit pjesa tjetër e punimeve elektromekaniket, shtrimi i bazës dhe gjithçka tjetër nuk janë më problem për ne”, nënvizoi Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?