Video e ditës/ Veliaj: Zjarrëfikësit e Tiranës shpëtojnë kotelen që kishte hipur në pemë

Shërbimi i Zjarrëfikësve në Tiranë, janë mobilizuar këtë të martë për të shpëtuar një kotele që kishte hipur në majë të një peme.

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë thirrur në ndihmë nga qytetarët për të shpëtuar macen, e cila kishte disa orë që qëndronte në majë të një peme prej nga nuk zbriste dot më. Kryebashkiaku Erion Veliaj postoi videon nga ky moment:

“Kolegët e shërbimit zjarrfikës na mbrojnë çdo ditë nga zjarret, por shpëtojnë edhe kotele, si kjo që kishte mbetur në pemë. Faleminderit”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?