Video-editoriali i “Koha Jonë”: Opozita jo të ankohet, por të revoltohet

Video-editoriali i “Koha Jonë”: Opozita jo të ankohet, por të revoltohet!

EDITORIAL/  Opozita jo të ankohet, por të revoltohet!

Opozita jo të ankohet, por të REVOLTOHET!

Nga Herion Mesi

25 prilli iku, ndërkohë Edi Rama do rrijë edhe katër vite prapë në pushtet. Ai synon të përçajë opozitën ose ta miklojë me minipushtet që rrijë vetë deri në vitin 2030.

Opozita humbi dhe humbi keq, bile u copëtua pas 25 prillit. PD në vend të denonconte dhe kacafytej për voten sepse u bënë tre pale zgjedhje që ia përlan Edi Rama, ajo vendosi te futet në zgjedhje brenda vetes, pra se kush do jetë shefi i oborrit të PD-së. A thua se shqiptarët i ha meraku se kush do të fitojë brenda selisë blu!

Populli opozitar dhe pjesa gri don ndryshim politik, por jo ikën një Rama dhe vjen një Lulzim! Njerëzit donin shpresë dhe ndryshim, duan mirëqeverisje e jo thjesht ndryshim karrikesh. Por mbetet e çuditshme se si PD dhe disi LSI u treguan të pazonja për të fituar pushtetin, të zgërlaqura për të mbrojtur votën dhe të frikësuar për t’u përballur me Edi Ramën në shesh ditën e nesërme të datës 25 prill kur panë se si zgjedhjet, sipas tyre, u blenë dhe tjetërsuan.

Nëse ke përballë një regjim, siç bërtet Lulzim Basha, duhet të mos mendosh se mund të të ikë edhe koka duke dalë në sheshe në përleshje me krimin shtetorë. Flasim nëse je lider opozitar dhe popullor. Por lider lind e nuk bëhesh!

Lideri që don demokraci dhe lufton kundër pushtetit të krimit edhe mund të arrestohet, edhe mund të vritet, por asnjëherë nuk përulet e nuk dorëzohet kur lufton për kauza të drejta demokracie.

Hezitimi i PD dhe mërzitja e LSI deri në ekstrem, sa thua janë thyer gjymtyrët e rezistencës vetëm sa e bën regjimin më të blinduar dhe më të rrezikshem ndër vitet që vijnë.

Opozita ka gjysmen e popullit me vete dhe akoma nuk thërret popullin në sheshin e mejdanit për të vendosur demokracinë e dhunuar. Basha dhe Kryemadhi, ndonëse nuk flasin për momentin me njeri tjetrin, kanë nevojë të sqarojnë mbështetësit e tyre dhe popullin opozitar se çdo bëhet me opoziten. Do kemi të njëjtën opozitë apo do jetë e përçarë në dysh? Apo ti kërkojmë popullit të nxjerri vetë nga gjiri dhe shpirti i revoltuar një OPOZITE TE RE!

Kjo opozitë së cilës ia vodhen dhe blenë votat, e cila rri dhe nxihet në diell, e meriton këtë turperim që u bëri Edi Rama.

Opozita, për dreq, tani është e shkërmoqur. Lulzim Basha në vend që të luftojë Edi Ramën, po lufton kundër Agron Shehajt, Fatbardh Kadillit dhe Edit Harxhit. Ndërkohë presidenca ka heshtur e zhgënjyer ndaj ish-partisë së saj dhe veçanërisht ndaj Lulzim Bashës, i cili e la presidentin të vetëm në dy vite betejë.

Populli pyet veten: A është më mirë një opozitë tjetër?!

 

SHKARKO APP