VIDEO/ Eksodi i shqiptarëve, ambasadori britanik: Nuk është veç rruga ilegale me gomone

Britania e Madhe, si nga ana politike dhe mediatike, këto kohë ka prodhuar dhe vijon, me lajme kundër shqiptarëve. Si kurrë më parë, në Londër të shtunën e 12 nëntorit u mbajt një protestë nga komuniteti shqiptar, që dënonin gjuhën dhe racizmin nga sekretarja e Brendshme.

Nga ana tjetër, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith i ka bërë thirrje shqiptarëve, që të mos shkojnë ilegalisht në Britani, duke thënë se ka shumë alternativa tjera ligjore si në Angli ashtu edhe në Shqipëri.

Përmes një video mesazhi në Twitter, ambasadori britanik thotë se dy qeveritë po punojnë për të garantuar që komuniteti shqiptar të marrë vlerësimin e duhur për kontributin e tij dhe që shqiptarët këtu të mos mendojnë se zgjidhja e vetme është të braktisin vendin.

SHKARKO APP