VIDEO/ Erion Veliaj si Spider-Man: Super shtëpitë e reja te ”5 Maji”
Politikë E Premte, 30 Gusht 2024 20:28
Godinat e reja te “5 Maji” po bëhen gati për të pritur banorët që u prekën nga tërmeti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi nga afër punimet ne godinat 27-28, ku tha se kantieri publik i “5 Majit” është ndërtuar me standardet më të mira, edhe se ato private l, ndërsa njoftoi procesin e hedhjes së shortit për banorët që do të përfitojnë shtëpi të reja në këto godina. Sakaq ka postuar edhe një video, ku shihet si Spider-Man.