VIDEO/ Festë e madhe në Himarë, eurodeputeti grek Beleri pritet me fishekzjarrë dhe përqafime
Eurodeputeti grek, Fredi Beleri i cili ishte burgosur në Shqipëri për korrupsion zgjedhor, u prit me fishekzjarrë e përqafime nga banorët e Himarës, të cilët organizuan një festë pas lirimit me kusht nga qelia, ku po vuante dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit.
Beleri ka qëndruar fillimisht në Vlorë, ku ka pasur një takim me Vangjel Dulen dhe strukturat e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në qytetin bregdetar. Në Himarë ishte e pranishme edhe ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, e cila qëndroi në lokalin në pronësi të familjes Beleri në qytet, pikërisht në vendin ku ndodhi edhe arrestimi i tij në vitin 2023.
Pas mbërritjes së Belerit, banorë të shumtë të Himarës e përqafuan ndërsa u hodhën edhe fishekzjarrë, ndërkohë që qyteti është i mbushur edhe me turistët të cilëtt vojojnë pushimet.
Pamjet e marra nga A2cnn